MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cili frut është ideal për dietë?

17.11.2022 - 12:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cili frut është ideal për dietë?

Mjeku: Bananet, mangot, rrushi dhe frutat e thata mund të jenë ushqime të shijshme dhe të shëndetshme, por kur doni të humbni peshë, është mirë të bëni kujdes në sasinë që i konsumoni, pasi kanë një indeks të lartë glicemik.

Pavarësisht polemikave midis nutricionistëve se sa fruktozë mund të konsumojë një person, shumica e nutricionistëve pajtohen se boronica është fruti më i shëndetshëm.

Pra, nëse doni të shtoni një frut në dietën tuaj, është mirë të zgjidhni boronicat , të cilat janë etiketuar si superushqime për shkak të niveleve të larta të polifenoleve, antioksidantëve dhe përbërjeve anti-inflamatore që ndihmojnë në luftimin e humbjes së kujtesës dhe përmirësimin e humorit.

Në fakt, boronicat janë të shkëlqyera për humbje peshe edhe si pjesë e një diete me pak karbohidrate. Ndryshe nga disa fruta të tjera, boronica është treguar se përmirëson ndjeshëm nivelet e glukozës dhe insulinës tek njerëzit, ndërsa janë gjithashtu të ulëta në kalori, të pasura me fibra dhe shije të shkëlqyer.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.