MENU
klinika

"Sot ky parlament do jetë në lartësinë e 12 Nëntorit"

Berisha sfidon nga Kuvendi dhe paralajmëron protesta: Mbylleni sa të doni mikrofonin, por kam FB

17.11.2022 - 12:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar nga salla e Kuvendit, edhe pse i kanë fikur mikrofonin, se do të ketë të tjera protesta edhe më të mëdha.

Ai ka sfiduar Kuvendin, duke folur nga FB.

“Flet në emër të vasalit Vuçiç, të Putinit, lidhur me rubla ruse dhe përralla babushkash. E vërteta është se Rama është avokati i Vuçiçit, i Serbisë dhe se vëllezërit Karriç janë bashkëaksioner me vëllezërit Rama në Portin e Durrësit. Të gjitha këto detyrojnë opozitën që të mbajë qëndrim tjetër në Kuvend. Këto detyrojnë opozitën që të thërrasë popullin të flasë në këtë parlament. Në rast se nuk flet populli, siç po flasin këta këtu, ky parlament nuk duhet të jetë. Sot do të jetë një ditë në lartësinë e 12 nëntorit, por shumë shpejt ajo datë do të kalohet nga protesta të tjera të fuqishme para parlamenti, në bulevardin e Tiranës. Europa dhe Bota do të marrë vesh se hajdutët nuk do të sjellin kurrë stabilitet. Hajdutët nuk kanë moral, janë të aftë të kryejnë çdo akt ndaj popullit të tyre. Këto janë të vërtetat. Fikeni sa të doni ju mikrofonin, po jo që është mrekulli e FB që të më lejojë mua dhe çdo deputet të komunikojë me zgjedhësit e vetë.”, tha Berisha.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin