MENU
klinika

Botërori tronditet ende pa nisur

Skandali, Katari blen ndeshjen hapëse me Ekuadorin?

17.11.2022 - 23:16

Katari pritës i Botërorit ka shumë pak shanse të avancojë përtej grupit, teksa duhet të superojë ekipe si Ekuadori, Holanda dhe Senegal. Por egoja e vendasve është e madhe, duke dashur të fitojnë që në start me Ekuadorin në ndeshjen hapëse.

Një ndeshje për të cilën në orët e fundit është lëshuar një komplot që ka bërë xhiron e botës, i gjeneruar nga një tëeet që është bërë viral. “Katari flitet se ka korruptuar tetë lojtarë ekuadorianë me 7.4 milionë dollarë për të humbur ndeshjen hapëse.

Pesë të brendshëm nga Katari dhe Ekuadori e konfirmuan këtë. Le të shpresojmë se është e rreme. Shpresojmë që shpërndarja e këtij postimi në Tëitter do të ndikojë në rezultat. Bota duhet të kundërshtojë korrupsionin e FIFA-s” – kjo është përmbajtja e mesazhit të postuar pasditen e sotme nga Amjad Taha.