Balerinët, Ola dhe Esdalini janë një çift në skenë dhe në shtëpi, ndërsa së fundmi si koreografë të “Dancing ëith the Stars” kanë zbuluar “tekat” e VIP-ave që janë pjesë e spektaklit të kërcimit.
Ata treguan për “Ftesë në 5” se problemet më të mëdha i kanë pasur me moderatorin Isli Islami, i cili ka “teka” për sa i përket procesit të punës.
“Të gjithë janë kërkues në gjërat e tyre. Unë kam një person. Ai është Isli. Ka teka në stilin e procesit të punës. Është shumë kërkues. Bëj këtë bëj atë, nganjëherë mërzitet”, u shpreh Esdalini.
“Po është edhe luftë, luftë nervash e muskujsh. Duhet shumë durim. Duhet të punojmë shumë me VIP-at. Sa po vjen e po bëhet me e vështirë. Po i ngarkojmë me koreografi më shumë”, shtoi më tej koreografja dhe partnerja e Esdalinit.
Ndërsa çifti i koreografëve zbuloi gjithashtu një tjetër detaj. Ata u shprehën se me vonesë në prova kohët e fundit ka nisur të paraqitet këngëtari Ardit Çuni, por Esdalini dhe Ola nuk treguan më shumë detaje rreth “vonesave” të tij.
“Arditi këto kohët e fundit ka filluar të vijë me vonesë nuk e di pse”, u shpreh Ola pa treguar më shumë.