MENU
klinika

Joseph Conradi romancieri i aventurës

I burgosuri i përjetshëm i detit dhe anijeve

03.12.2018 - 12:06

Joseph Conrad, emri i vërtetë Teodor Jozef Konrad Korzeniowki, lindi më 3 dhjetor 1857 në Berditchev në Perandorinë ruse (tani Ukrainë), është romancieri polak anglishtfolës njohur si një nga shkrimtarë më të mëdhenj të letërsisë angleze.

Lindur në një familje artistokrate polake, djali mbeti jetim që në moshën 11 vjeçare dhe iu besua xhaxhait nga nëna që jetonte në Krakovi. Në vitin 1874, u nis me anije drej Marsejës. Në vitin 1886, u bë kapiten dhe mori shtetësinë angleze, pasi ishte angazhuar që shpejt në marinë.

Në këtë periudhë filloi të shkruante tekste në gjuhën angleze, edhe pse zotëronte gjuhën polake, gjermane dhe frënge. Deri në vitin 1894, Joseph Conrad udhëtoi me shumë anije dhe qe objekt i disa sëmundjeve që e bënin të kthehej në tokë.

Vendosi t’i përkushtohet karrierës letrare dhe publikoi romanin e tij të parë “Çmenduria Almayer: Historia e një lumi të Lindjes”, në 1895. U zhvendos shpeshherë, duke vijuar të publikonte librat si “Narcisi zezak” (1897) dhe “Shqetësimi” (1898) etj..

Në vitin 1906, ai emigroi me familjen në kontinentin e vjetër ku shkroi “Pasqyra e detit”. Veprat e tij njohën sukses në gjirin e publikut. Pa ashtu krijimtaria e tij përmbledh: “Në zemër të errësirës”, “Lordi Xhim”, “Agjenti sekret”, “Trashëgimtarët”, “Fitorja”, “Shansi”.

Falë kapacitetit shumëgjuhësoror apo ardhjes së vonshme në gjuhën angleze, duke pasur parasysh rrugëtimet e hershme ndërkombëtare, karakteristikë dalluese dhe e habitshme e Conradit është stili i tij i shkrimit.

Çdo i saponjohur me veprën e Conrad do habitet sakaq nga struktura narrative me gjarpërime, indirekte, tautologjike dhe ndonjëherë frustruese. Mbiemrat vendosen me belbëzime, shenjat e pikësimit vihen vend e pa vend, aq sa fillimisht lexuesit do t’i duket e vështirë proza e tij.

Mirëpo, çelësi i veprës së Conrad-it është këmbëngulja: sapo të lexosh faqet e para, leximi fillon të bëhet i qartë, kupton se belbëzimi i lodhshëm i një sintakse të pakëndshme nuk është puna e dikujt që lufton për t’ia marrë dorën gjuhës angleze, por në fakt dikush që është mjeshtër i saj.

Me një krijimtari të rëndësishme me romane, koleksione me tregime të shkurtra, si dhe shkrime të tjera, Joseph Conrad është ndoshta një nga autorët më prodhimtarë dhe emblematik të letërsisë britanike të shekullit të njëzet përkthyer në shumë gjuhë të botës. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë përshtatur për film dhe televizion. Vdiq në vitin 1923 në moshën 67 vjeçe.

Citime nga vepra të ndryshme:

“Të gjitha rrugët që të çojnë në dëshirën e zemrës janë të gjata”.

“Nj ditë më parë gjithçka shkonte për mrekulli, të nesërmen gjithçka ishte zhdukur, magjia, shija, interesi, kënaqësia, gjithçka”.

“Deti nuk ka qenë kurrë miku i njeriut. E shumta bashkëfajtori i shqetësimit të tij”.

“Rinia është një gjë e bukur, diçka e fuqishme. Për aq kohë sa dikush nuk mendon për këtë”.

“Gjithçka që duhet të bëni është ta keni erën nga pas”.

“Gjëja e fundit që një grua do të pranojë të zbulojë tek njeriu që do, ose nga i cili varet, është mungesa e guximit”.

“Sa më shumë inteligjent është një person, aq më pak i pakujdesshëm është absurdi”.

“Duhet të shkoni përtej kufijve të ndjeshmërisë normale për të ndikuar thellësisht tek njerëzit e tjerë”.

“Mjerë ai njeri, zemra e të cilit në ri nuk ka mësuar të shpresojë, të dashurojë dhe të ketë besim tek jeta!”.

“Zoti është për burrin, besimi për gruan”

 

 

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!