MENU
klinika

Sfida më e madhe që nga paslufta

Bizneset në Kosovë, në krizë për punëtorë!

19.11.2022 - 11:20

Bizneset në Kosovë po përballen me sfidën me të madhe që nga paslufta. Qytetarët, të cilët dikur ëndërronin të ndërtonin vendin e tyre, tani po e braktisin atë. Në këtë situatë aspak të lakmueshme, pronarët e kompanive të ndryshme kanë filluar të mendojnë për alternativa se si të mbajnë aktiv procesin e punës. Tashmë kanë gjetur një zgjidhje.

Vendin e punëtorëve vendas po e zënë punëtorët nga Turqia, Bullgaria dhe India. Dyshohet se janë rreth 2 mijë punëtorë që kanë ardhur në Kosovë nga vendet e botës, pothuajse asnjë i kualifikuar.

Mbi 65 mijë punëtorë lanë punën

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shprehet i shqetësuar për situatën aktuale. Sipas tij, ardhja e fuqisë punëtore nga jashtë e vështirëson gjendjen në tregun e Kosovës.

“Punëtorë të rinj të shumtë në Kosovë po ikin jashtë vendit. Nuk duan të jetojnë më me shpresën se do të bëhet mirë. Nuk duan të punojnë në kushte jo të mira të punës e me paga të ulëta”.

Azemi deklaroi se deri në qershor, mbi 65 mijë persona kanë lënë punën në sektorin privat.

“Në vitin 2021, mbi 42 mijë, kurse deri në qershor të këtij viti, numri ka kaluar mbi 65 mijë. Është numër i madh i mungesës së punëtorëve të kualifikuar, por megjithatë, punëtorët e kualifikuar i kemi obliguar të dalin jashtë vendit.

Lëvizjet e punëtorëve po bëhen në gjithë botën dhe më tej. Tek ne po ndodh, sepse me një pagë 170 euro dhe mosofrimi i kushteve të përshtatshme dhe shumë çështje të tjera me ligjin e punës i bëjnë të pasigurt këta punëtorë”.

Kurse, drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, thotë se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India. Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryejnë shumë punë.

“Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore, por edhe janë shumë të trajnuar, të specializuar dhe kryejnë shumë punë”. Mustafa thotë se çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore, duke theksuar se tani po ikin edhe punëtorët që kanë një vend pune e një pagë mesatare.

“Çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore. Po çka është edhe më shqetësuese është se para disa viteve ne e kemi pasur problem që kanë ikur një pjesë të njerëzve që kanë qenë të papunësuar, kurse tani, kanë ikur njerëz, të cilët kanë një vend pune dhe kanë pagë”.

Punëtorë nga jashtë

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, thotë se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India. Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryejnë shumë punë. “Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore, por edhe janë shumë të trajnuar, të specializuar dhe kryejnë shumë punë”.

Tre sektorët më të prekur për mungesë punëtorësh

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se sektorët më të prekur nga kjo dukuri janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe ai i prodhimit.

Sipas tij, të rinjtë janë duke ikur nga vendi për shkak të një jete më të mirë.

“Sektorët më të atakuar për mungesë të punëtorëve janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sektori i prodhimit. Këta janë tre sektorët që na kanë shfaqur shqetësimin e madh për mungesë punëtorësh.

Ka disa arsye pse janë duke ikur punëtorët; e para sepse janë në kërkim të një jete më të mirë; e dyta, ne duhet të punojmë shumë me institucionet e vendit që të kemi një strategji të re se si ta parandalojmë ikjen e të rinjve”.

Rafuna thotë se nga mungesa e punëtorëve do t’u shfaqen probleme shumë të mëdha bizneseve të cilat, sipas tij, do të detyrohen të importojnë fuqi punëtore nga jashtë vendit.

“Problemet do të shfaqen në mungesë të punëtorëve, sepse kompanitë do të jenë të detyruara të riorganizohen, do të jenë të detyruara që të importojnë fuqi punëtore prej vendeve të tjera. Tashmë kanë filluar të vijnë, sidomos prej Turqisë duke importuar fuqi punëtore, e cila nuk është një zgjidhje për biznesin”.

Skënder Krasniqi, drejtor i organizatës joqeveritare Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se shteti duhet të rishikojë Ligjin për punësimin e të huajve dhe t’i lehtësojë procedurat për leje. Por, veprimet, sipas tij, duhet të bëhen në raport me kërkesat e tregut të punës.

“Shteti duhet të japë leje pune për sektorë, për profesione që mungojnë në tregun e punës. Ne përballemi me një papunësi të lartë dhe nëse do të ketë një trend të rritjes së ardhjes së punëtorëve nga shtetet tjera, atëherë për punëtorët në Kosovë do të jetë më vështirë”.

Sipas informacioneve nga bizneset, thotë ai, shumë prej tyre synojnë të sigurojnë fuqi punëtore nga vendet aziatike.

“Punëtorët nga vendet aziatike punojnë me paga më të ulëta sesa mesatarja që është në Kosovë dhe kjo u përshtatet bizneseve”.

Sipas hulumtimeve të bëra nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, bizneset në sektorin e gastronomisë, ndërtimit dhe bujqësisë kanë më së shumti vështirësi në gjetjen e punëtorëve. /Monitor/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!