Në Botërorin e këtij mungojnë disa futbollistë të nivele të larta. Mediaset ka ndërtuar një formacion me lojtarët më të mirë që nuk kanë mundur të kualifikohen në Katar.
Me një skemë 4-4-2, në portë është Donnarumma, lojtari më i mirë e Evropianit 2020. Në mbrojtje do të ishte me siguri Cuadrado, që edhe pse 34 vjeç, kolumbiani po luan në nivele të larta te Juventus. Në prapavijë edhe Skriniar.
Për të kompletuar mbrojtjen, do të ishte austriaku Alaba dhe skocezi Robertson. Dy të fundit po argëtohen shumë në Madrid dhe Liverpool mes kampionatit dhe Champions League, por kombëtaret e tyre përkatëse, nuk e kanë parë fazën finale që nga Franca. ’98.
Mesfusha ka edhe dy kampionë të tjerë Evrope, si Barella dhe Verrati. Salah gjithashtu mungon, i cili katër vjet më parë me Egjiptin e tij shënoi dy gola. Mesfusha kompletohet nga talentin gjeorgjian Kvara. Sulmi përbëhet nga dyshja Haaland-Osimhen.
Norvegjezi ishte protagonist me gola në kualifikuese, por nuk ia doli të iishte në Katar. Ndërsa nigeriani humbi në play-off me Ganën. Vërtet keqardhje të shohësh kaq yje jashtë Botërorit.