Reshjet intensive të shiut në qarkun e Shkodrës kanë shkaktuar daljen nga shtrati të disa përrenjve në Njësinë Administrative të Anës së Malit duke shkaktuar përmbytjen e një sipërfqaqe prej 400 ha në Fushën e Murriqanit.
Prezencë uji ka patur edhe ne Njësinë Administrative Guri i Zi, e cila është shkaktuar për shkak të bllokimit nga inertet të Urës së Pistallës.
Përmbytje të tre banesave ka patur dhe në Theth, të cilat janë shkaktuar nga dalja nga shtrati e përroy të Nikgjonaj.
Burime bëjnë me dije se ka pasur një tejmbushje të kanaleve kulluese të para, të dyta e të treta në Velipojë, Dajc e Berdicë edhe pse ndërmenza punon me kapacitet maksimal.
Era e fuqishme dhe reshjet kanë shkaktuar dëmtime të rrëugëve rurale në të gjitha Njësitë Administrative, por dhe në rrugën kryesore Zeus, ku kalimi po vijon me një sens.
Probleme ka patur me furnizimet me energji elekrike në poyjuakse Njësitë Administrative.