Klima në Katar gjatë Botërorit ka sjellë problemet e para. Spanja është ajo e cila po vuan më shumë temperaturat dhe thatësisë në vendin pranë shkretëtirës. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ekipi i drejtuar nga Luis Enrique po vuan një situatë të pazakontë ku ajri i kondicionuar ka përgjysmuar skuadrën.
Si pasojë e ajrit të kondicionuar, i detyrueshëm praktikisht për shkak të temperaturave të larta, raportohet se 7 futbollistë të Spanjës janë të sëmurë, me bllokim mushkërish dhe kollë, që nuk i ka lejuar që të jenë në formën optimale.
Alvaro Morata për shembull, nuk ia doli që të mbyllte stërvitjen e sotme pikërishtpër këtë arsye, por në radhët e “La Roja” ekziston bindja se ai mund të kapërcejë këtë situatë dhe të jetë gati për ndeshjen ndaj Kosta Rikës.
🏨 ¿Te gustaría saber cómo es el cuartel general de la @SEFutbol por dentro? ¿Las zonas comunes? ¿Los vestuarios? ¿El comedor? ¿Los dormitorios?
😏 Puedo satisfacer tu curiosidad…
¡¡Acompáñanos en este 𝐇𝐎𝐔𝐒𝐄 𝐓𝐎𝐔𝐑 por la @QatarUniversity!!#VamosEspaña | #Catar2022 pic.twitter.com/JjQw1PegcV
— Selección Española de Fútbol (@SEFutbol) November 20, 2022
Situata më shqetësuese është ajo e Gillamon, i cili në fakt nuk vuan nga bllokimi për shkak të ajrit të kondicionuar, por nga një dëmtim në kavilje. Stafi mjekësor beson se futbollisti mund të rikuperohet, por jo para ndeshjes së tretë në grupe, atë ndaj Japonisë më 1 dhjetor.