MENU
klinika

Ta ardhurat sipas FIFA-s

Fitimet e Katar 2022 kalojnë ato të Rusi 2018

21.11.2022 - 16:37

FIFA ka shitur të gjitha kategoritë e saj të inventarit dhe sponsorizimeve për Kupën e Botës. Lista përfshin shtatë partnerë dhe shtatë sponsorë të FIFA-s, së bashku me promovues kontinentalë nga pesë rajonet e biznesit të FIFA-s: Evropa, Azi-Paqësori, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, Amerika Veriore dhe Jugore.

Reagimi ekonomik është pozitiv. “Biznesi në rënie? Jo, ne i kemi shitur të drejtat audiovizive për 200 milionë dollarë më shumë se në Botërorin pararendës të Rusisë, një shumë që përsëritet në sponsorizim. Sa iu përket biletave, një shifër shumë e ngjashme përsëritet gjithashtu.

‘Katar 2022’ do të thotë rreth 700 milionë më tepër se Botërori i kaluar. Bota beson te FIFA dhe në atë që ne kemi bërë për të pastruar FIFA-n”, – komentoi Infantino. Romy Gai, Shef i Divizionit Tregtar të FIFA-s, nënvizoi:

“Kupa e Botës iu ofron bashkëpunëtorëve tanë komercialë mundësi të paprecedentë për ndërveprim. Gjatë periudhës së garës, partnerët kanë nisur tashmë një shumëllojshmëri të gjerë aktivizimesh dhe iniciativash të nivelit të parë me fansat. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me ta për t’i ndihmuar të përmbushin objektivat e tyre duke rritur përvojën e Kupës së Botës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin