MENU
klinika

Ndeshja e Kupës së Botës

Angli-Iran hyn në librat e historisë së Botërorit

21.11.2022 - 19:50

Ndeshja e Kupës së Botës e mbyllur 6-2 mes Anglisë dhe Iranit zgjati më shumë se një sfidë normale (u gjykua nga arbitri brazilian, Claus). Kjo pasi u akorduan jo pak por 27 minuta shtesë.

Në fundin e pjesës së parë u dhanë 14 minuta shtesë për shkak të një vonese loje prej dëmtimit të portierit të ekipit nga Irani, Alireza Beiranvand.

Ndërprerjet e shpeshta të lojës dhe ndërrimet bënë që në pjesën e dytë të jepen 10 minuta shtesë, por sfida përfundoi pas 13 minutash shtesë pasi u nevojit të shihej me VAR rasti i penalltisë së Iranit.

Nuk kanë fund rekordet, teksa për herë të parë janë përdorur gjashtë zëvendësime. Gjithsesi, FIFA e lejon diçka të tillë në raste të jashtëzakonshme (dëmtimet e shumta të irannianëve).

Ndërkohë, Bellingham, i cili aktivizohet me Borusia Dortmund, nuk ka luajtur asnjëherë në Premier League. Kështu, ai bëhet futbollisti i parë anglez që shënon në fazën finale të një Botërori pa luajtur asnjëherë në elitën e kampionatit të vendit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin