MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi A

Holanda vuan shumë për të marrë 3 pikët

21.11.2022 - 19:59

Holanda vuajti shumë për të marrë tri pikët e para në grupin A, duke fituar 2-0 përballë Senegalit. Tri pikë me vlerë për tulipanët, që barazojnë Ekuadorin, rival me të cilin do të përballen në sfidën e dytë të këtij grupi.

Të parët që rrezikojnë portën e kundërshtarit janë afrikanët me Sarr, por topi nuk përfundoi në rrjetë. Sërish sulmuesi i Watford, Ismaila Sarr mbeti rrezik konstant për kuadratin e mbrojtur nga Noppert, pasi në të 25-tën mund të zhbllokonte shifrat nëse Van Dijk nuk do ishte i vëmendshëm për të larguar sferën.

Tulipanët përfunduan fraksionin e parë në sulm, Berghuis nuk doli dot në konkluzion të saktë. Pjesa e dytë ishte mjaft e ashpër dhe agresive nga të dyja skuadrat, sakaq pati ndalesa të shumta të lojës edhe për shkak të ndërrimeve.

Ekipi i Van Gaal vuajti shumë në ofensivë, pasi në 45 minutat e dyta e kishte të vështirë të çante përpara dhe për të provuar t’i afrohet golit. Gjithsesi, për golin e parë do mendonte Cody Gakpo i PSV, realizim perfekt me kokë pas asistit të De Jong. Në fund erdhi edhe goli i Klassen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin