Regjistrohet barazimi i parë në Botërorit të Katarit, që erdhi në ndeshjen e katërt. SHBA dhe Uellsi nuk shkuan më shumë se 1-1, duke ndarë një pikë në Grupin B. Një pikë që vlen më shumë për Bale me shokë, për nga mënyra se si shkoi ndeshja.
Goli i parë i sfidës do vinte në minutën e 36-të nga Timothy Weah. Ky gol i Weath thyen rekord, pasi ai bëhet djali i parë i një kreu shteti që luan në një Botëror dhe që shënon gol.
22-vjeccari është i biri i Presidentit të Liberisë, George Weah, i cili mbahet mend për faktin se ka veshur fanellën e Milanit. Gareth Bale nuk ishte në ditën e tij më të mirë, gjithsesi ndihmoi përfaqësuesen e tij me një gol, pas një ekzekutimi të një penalltie.