MENU
klinika

Detajet

Sattler: Presim vendim pozitiv për Shqipërinë në qershor

03.12.2018 - 14:28

Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare.

Nga Apollonia, Sattler tha se politika ka një rol të veçantë në vendin tonë, ndërsa theksoi se qëllim kryesor i Austrisë është që Shqipëria të afrohet me BE dhe se në qershor pret vendim pozitiv për Shqipërinë.

“Politika ka një rol të veçantë në Shqipëri. Austria një nga mbrojtësit më të mëdhenj të këtij vendi. Kemi kryesinë e BE, qëllimi ynë kryesor në veçanti Shqipërinë ta afrojmë me afër BE. Qëllimi kryesor është në qershorin e ardhshëm të shohim vendim pozitiv për Shqipërinë. Reforma ne Drejtësi është nje nga shembujt pozitiv që Shqipëria ka ndërmarrë për të ecur përpara. Javën e ardhshme do të kemi takim të gjykatësve dhe prokurorëve”, tha Sattler.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu