Kur po nxehet, me ti shti ethet, si ata t’trentit me kapuç, me cigare në gojë e me shtagë në dorë, te dyer e oborrit…
Komandantja duhet ta fsheh nervozën bash kur më së shumti është nervoz, e jo të tregojë se të vetmen armë krye shpirti e ka gjuhën e gjarprit, magazinën e grindjes dhe se ka aftësi t’ia numërojë mëkatet e Evropës.
Sa herë e nguc dikush Albin Kurtin kjo çartet, e humb kontrollin si lumi kur del nga shtrati.
Albini e ka gojën e vet, ka kush e mbron Albinin.
Por kryeministri i mençur, e shfrytëzon Presidenten për t’u grindur me Evropën në vend të tij.
Presidentja duhet ta ruaj qetësinë bash atëherë kur e humbin të gjithë.
Përgatitesh për luftë me paqe në gojë. Merr mësim nga armiku.
E jo që shkruan kundër Evropës dhe i josh shqiptarët kundër Perendimit.
Nuk po të vjen inat:
Albini u pajtua (pas mesnatës me Borrelin, se e ka zanat të veprojë si lugat pas mesnatës), e ty të mbeten fjalët antievropiane varur…
Dhe pëlqimet e ekstremistëve që mezi s’presin ta kenë një prijës antiperendimor.
Shqiptarët si ai robi që ëndërron ta vras zotninë e vet…
Prej se u çliruan shqiptarët veprojnë kundër çlirimtarëve.
Se është logjika e robit.
Nuk i rrihet robit pa ëndërruar për ta mbytur zotninë e vet, anipse mund të bëhet vet zotni, askush s’e ndal…por pastaj nuk i rrihet pa mbytur…
Albin Kurti është thembra e saj e Akilit, sepse sa herë që i duket se po rrezikohet Albin Kurti, Vjosa kujton se po rrezikohet ajo.
Ka të drejtë që e lidh fatin e saj me të Albinit, sepse është e vetmuar, votat e saj janë të huazuara, vota të Vetëvendosjes, dhe pa Albin Kurtin ajo nuk ekziston…
Prandaj, edhe kur e mbron Albin Kurtin nga Evropa, kjo e mbron veten, nuk e bën që është e ndershme.
Gjithkush e di një fjalë të keqe për ta thënë, gjithkush di të shajë…
Por problemi është se nuk njoh shqiptarë që nuk thotë krejt çka di, e presidentes agresiviteti i duket virtyt.
Të jesh agresiv dhe trim nuk është njejtë. Prandaj, kur bën si trimneshë duket si e trentë.