MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi D

Franca e nis me “poker” mbrojtjen e titullit

22.11.2022 - 22:59

Franca nis mbrojtjen e titullit botëror me një fitore bindëse 4-1 ndaj Australisë, duke treguar se nuk mund të përsëritet mallkimi në grupe. Edhe pse nuk e nisi mirë, Franca më pas jo vetëm që përmbysi, por dominoi totalisht gjatë gjithë lojës.

Skuadra nga vendi i kangurëve befasoi kampionët e botës në minutën e nëntë. Goodëin nuk fal kur i del topi përpara portës, duke ia bërë portierit Lloris të pamundur ta presë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, dëmtohet rëndë Lucas Hernandez. Në vend të tij hyn i vëllai Theo.

Franca reagoi me lojë e raste, duke barazuar në 27’. Një goditje këndi, topi që përfundon me te Theo Hernandez, i cili e stopon dhe hedh një super krosim brenda zone, aty kur Rabiot me kokë nuk fal dhe shënon. Franca merr zemër dhe pesë minuta më pas gjen edhe golin e dytë.

Australia gabon në dalje, Mbappe pason me finte për Rabiot, i cili nxjerr të lirë Giroud, i cili nuk gabon me portnë bosh. Gjelat nuk përmbahen dhe krijojnë raste të tjera, ku vlen të përmendet mundësi e artë e Mbappe, që gjuan pak mbi tra. Por edhe australianët patën një mundësi të mirë, teksa topi preku shtyllën.

Dominimi në lojë dhe raste i francezëve vijoi edhe në pjesën e dytë. Dhe festës së fitores nuk mund t’i mungonte Mbappe, i cili në minutën e 68-të shfrytëzoi më së miri një krosim perfekt të Dembele për 3-1.

Pa kaluar ende 3 minuta Giruod shënon dopietën personale dhe të katërtin. Ishte Mbappe ai që dha pasim e artë. Me këtë dopietë, Giroud arrin Henry në kuotën e 51 golave si shënuesi më i mirë në historinë e Francës. Të besuarit e Deschamps patën edhe raste të tjera, por u mbyll 4-1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN