MENU
klinika

Seancë e “nxehtë” parlamentare

PD thërret në interpelancë kryeministrin Rama

24.11.2022 - 10:29

Seanca e sotme parlamentare do te shoqërohet me debate te ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, ku do të diskutohet buxheti 2023 dhe projekti i Portit të Durrësit.

Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha tha se kanë përgatitur 23 amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm të cilat do t’i paraqesin ditën e sotme në Kuvend.

Një pikë tjetër në rendin e ditës, që pritet të diskutohet ditën e sotme është projektiligji për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development.

RENDI I DITËS
Në mbështetje të Urdhrit nr. 88, datë 22.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.11.2022.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, z. Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 97 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 155, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim.)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Diskutime – jo më shumë se 6 orë.

(Koha e diskutimeve është përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve dhe ndahet në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve
sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend)

Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon:

– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 190 minuta

– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 103 minuta

– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 18 minuta

– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 18 minuta

– Deputetët jashtë grupeve parlamentare:

• Partia e Lirisë 10 minuta

• PSD 10 minuta

• Sali Berisha

• Albana Vokshi

• Edmond Spaho

• Flamur Noka

• Luan Baçi (gjithsej 13 minuta të ndara ndërmjet 5 deputetëve)

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin financiar e projektit madhor në albanologji “Enciklopedia shqiptare”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Dhënie mendimi komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Diskutime
Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

6. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

8. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

9. Projektligj “Për buxhetin e vitit 2023”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin