MENU
klinika

Barazon një tjetër shqiptar

Shaqiri shkruan historinë, 4 Botërorë me Zvicrën

24.11.2022 - 18:17

Me prezencën ndaj Kamerunit, Xherdan Shaqiri hyn në historinë e kombëtares së Zvicrës. 31-vjeçari që luan në MLS me Chicago Fire ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022).

Me këtë statistikë, Shaqiri arrin Valon Berhamin që ka zbritur në fushë me përfaqësuesen e Zvicrës në Kupat e Botës 2006, 2010, 2014 dhe 2018. Duhet theksuar se dy lojtarët e Zvicrës me më shumë prezenca në Kupat e Botës, në të vërtetë janë të dy me origjinë shqiptare.

Shaqiri është përfshirë në 12 gola nga 24 në total të Zvicrës në katër turnetë e fundit, Botëror dhe Evropian. Ai është i vetmi që është përfshirë të paktën në 1 gola në katër kompeticionet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”