MENU
klinika

“Po heshtni ndaj këtij makabriteti?!”

Pse po kritikohen Dua Lipa, Kim Kardashian dhe Bella Hadid?

26.11.2022 - 09:52

Ditët e fundit, Balenciaga është përballur me një numër të madh kritikash, për shkak të fushatës së re, në të cilën përfshinte fëmijë që mbanin veshje dhe aksesorë të frymëzuar nga dominanca, submisiviteti dhe si rrjedhojë, seksualizimi i fëmijëve.

Në një prej fotove të postuar nga vetë marka, shfaqej edhe një rast i gjykuar nga Gjykata e Lartë në SHBA, e cila fliste për ligjin federal mbi pornografinë e fëmijëv

Kim Kardashian dhe Bella Hadid janë disa nga personazhet e famshëm që fansat po kërkojnë të denoncojnë Balenciaga-n për reklamat e saj shqetësuese.

Nisur nga kritikat dhe reagimet e shumta, Bella vendosi të fshinte nga rrjetet sociale fushatën e re të Balenciaga, por sërish, fansat e saj dhe të markës, nuk u mjaftuan.

Qindra komente vërshuan dhe të gjitha këto kishin të përbashkët një hashtag #cancelbalenciaga. Gjithashtu, pati edhe komente si “çështja 143”, referuar ligjit federal.

“Pse po heshtni ndaj këtij makabriteti?” I gjithë rrjeti

“Pse po heshtni ndaj këtij makabriteti?” I gjithë rrjeti

Nga ana tjetër edhe Kim Kardashian ka pasur thirrje nga publiku për të dënuar kompaninë. Kim ka një histori të gjatë me Balenciaga, duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në fushatën e “Winter 2022” si dhe në shfaqjen e modës në Paris gjatë vitit që lamë pas.

Burime të afërta të Kim janë shprehur për mediat e huaja se:

“Ashtu si gjithë të tjerët, Kim është tepër e mërzitur dhe e shqetësuar nga fushata. Si nënë, ajo nuk ka asnjë tolerancë për abuzimin apo shfrytëzimin e fëmijëve në asnjë nivel. Pasi foli privatisht me ekipin e Balenciaga-s, si dhe duke parë që ata hoqën menjëherë imazhet e fushatës dhe kërkuan falje publike, ajo shpreson që ata të kenë marrë mësim nga ky incident dhe se nuk do të ndodhë më kurrë”.

Por pavaërisht kësaj fansat nuk mund ta mirëkuptojnë sjelljen e Kim. Ata kanë vërshuar me komentet në profilin e saj të Instagram-it.

“Askush nuk dëshiron të blejë asgjë nga ju!”

“Ju lutem flisni për Balenciaga-n. Ju nuk mund ta shmangni këtë gjë vetëm për faktin se keni qenë një mbështetëse e madhe e tyre”

“Kur do të përgjigjesh Kim?! Reputacioni juaj është në rrezik!”

“Ti je nënë. Mos e lini të anashkalojë në këtë mënyrë”

Gjithashtu yje të tjerë botërorë si Gigi Hadid, Dua Lipa, Nicole Kidman apo Naomi Campbell ishin të pranishme në sfilatën e zhvilluar në Paris. Asnjë nga këto emra nuk ka reaguar publikisht kundër Balenciaga-s.

Ndërsa emra si Alexa Demie, Kim Yeon-Koung, Khadim Sock dhe Big Matthew të cilët ishin gjithashtu në fushatën e dimrit të ’22 e kanë “dënuar” publikisht markën e njohur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bella Hadid rrëzohet nga froni

Kjo është gruaja më e bukur në botë


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën