Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, foli në lidhje me aksionin që rezultoi në sekuestrimin e 430 kg kokainë në Fier, aksion në të cilin ishte protagoniste edhe policia malazeze.
Kryeministri Abazoviç deklaroi se aksioni i së enjtes në të cilin janë konfiskuar 430 kilogramë kokainë është konfiskuar në bazë të konstatimeve dhe kontrolleve që janë bërë në Mal të Zi, ndërsa drejtor i Drejtorisë së Doganave dhe të Ardhurave ishte Rade Millosheviç.
“Në korrik ka njoftuar Kryeministrin, Prokurorinë dhe Policinë se fshihej një ngarkesë e dyshimtë, ishte kokainë dhe kërkoi një analizë të posaçme. Më pas u vendos bashkërisht që të kryhej një ngarkesë e kontrolluar, që prokuroria të marrë masat e veta, të informojë Shqipërinë sepse duhet të kishte shkuar kështu”, u tha ai gazetarëve.
Sipas tij, Mali i Zi “ka zbuluar në mënyrë jashtëzakonisht profesionale se policia shqiptare sapo ka shkuar në vendngjarje dje, ka pritur njerëz dhe ka bërë arrestime dhe konfiskim mallrash”.
430 kg kokaine e përzier me “pleh artificial”, e ndarë në 600 thasë është kapur ne Fier.
Ishin autoritetet e huaja që sinjalizuan policinë shqiptare në lidhje me ngarkesën e kokainës, e cila ishte porositur nga biznesmeni Zenel Cervanaku për biznesin e tij.