Në ceremoninë mortore të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj, të cilët humbën jetën pasi rrjedha e ujit u mori makinën, u krye riti i ‘Gjamës së Burrave’. Momentin e këtij rituali mortor ka ndarë në rrjetin Facebook, ambientalisti Sazan Guri.

“I qane te ndjeret At e bir, njeri me puntor se tjetri, tamam beme baba te te ngjaj, dhe kur mendon se nuk i mori Zoti, qe ata te Shqiperise se eperme edhe e pranojne lehte, por e mori qeveriu sepse sditi me i dhane kohen e duhur per te shpetuar nga nje palo shiu, ndaj dhe e qane me Gjame te burrave keta dy burra. flm o Gege&Toske z. Gjon Dogilja qe iu lehteson shpirtin familiareve dhe i lutem Zotit tipranoje keta dy te bekum te tokes ne altarin e paqes, duke i bere qe shpirtrat e tyre te prehen lehte lehte atje lart ndryshe nga jeta e tyre rende rende ketu poshte.”– shkruan Guri.
‘Gjama e Burrave’ është një rit i cili kryhet kryesisht në Shqipërinë e Veriut, në zonat e Nikaj Merturit, Dukagjinit, Pukë, Malësi e Mbishkodrës. Riti i gjëmës së burrave ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468 . Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960.
Pjetër Rrushaj bashkë me të birin, Jasonin 13 vjeç u gjetën pajetë pasi rrjedha e përroi të Thatë përpiu makinën e tyre në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe.