MENU
klinika

Kryeson Pele

Lojtarët më të rinj që shënuan në Botëror

26.11.2022 - 13:36

Gavi u bë i lojtari i dytë më i ri që shënon një gol në Kupën e Botës dhe spanjolli më i ri që shënon në këtë kompeticion, pasi dërgoi topin në rrjetë në fitoren e thellë 7-0 ndaj Kosta Rikës.

Kjo renditje kryesohet nga legjenda braziliane Pele, i cili ka shënuar golin e parë në një Kupë Bote, në moshën 17 vjeçare, por cilët janë futbollistët më të rinj që kanë shënuar në Botëror?

Pelé | Botërori 1958 | 17 vjeç, 7 muaj dhe 27 ditë – Pele shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Uellsit, duke nisur legjendën e tij në Botëror, që përfundoi me fitimin e 3 titujve (1958, 1962 dhe 1970).

Manuel Rosas | Botërori 1930 | 18 vjeç, 3 muaj dhe 2 ditë – Meksikani shënoi ndaj Argjentinës, në një ndeshje që përfundoi 6-3 për argjentinasit.

Gavi | Botërori 2022 | 18 vjeç dhe 3 muaj – Mesfushori spanjoll shënoi golin e pestë në fitoren 7-0 të Spanjës ndaj Kosta Rikës.

Michael Owen | Botërori 1998 | 18 vjeç, 6 muaj dhe 8 ditë – Anglezi i talentuar shënoi ndaj Rumanisë, në një ndeshje që “Tre Luanët” e humbën me rezultatin 2-1.

Miklós Kovács | Botërori 1930 | 18 vjeç, 7 muaj dhe 19 ditë – Sulmuesi hungarez shënoi gol ndaj Perusë në Botërorin e parë të organizuar nga FIFA, në një ndeshje që përfundoi 3-1 ndaj Hungarisë.

Dmitri Sychev | Botërori 2002 | 18 vjeç, 7 muaj dhe 19 ditë – Sulmuesit rus iu ngjit nofka “Michael Owen i Rusisë”. Shënoi gol kundër belgëve, në një ndeshje që përfundoi 3-1 për Belgjikën.

Lionel Messi | Botërori 2006 | 18 vjeç, 11 muaj dhe 23 ditë – Messi u bë argjentinasi më i ri që merrte pjesë në një Botëror në vitin 2006, ndërsa në ndeshjen e dytë të grupit, ndaj Serbisë, u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fundit në fitoren 6-0, duke u bërë edhe argjentinasi më i ri që shënon në Botëror.

Julian Green | Botërori 2014 | 19 vjeç dhe 25 ditë – Shënoi në debutimin e tij me SHBA në shtesën e një ndeshjeje kundër Belgjikës.

Divock Origi | Botërori 2014 | 19 vjeç, 2 muaj dhe 4 ditë – Sulmuesi belg shënoi golin e vetëm në ndeshjen e dytë të Grupit H.

Martin Hoffmann | Botërori 1974 | 19 vjeç 2 muaj dhe 27 ditë – Futbollisti më i suksesshëm i Gjermanisë Lindore shënoi kundër Kilit, në 18 qershor 1974.

Tostao | Botërori 1966 | 19 vjeç, 5 muaj dhe 20 ditë – Shënoi golin e vetëm në humbjen 3-1 të Brazilit ndaj Hungarisë, më 15 qershor 1966.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”