Cristiano Ronaldo ka vendosur që të festojë me ekipin rekordin e ri që vendos në Botëror duke shënuar në 5 të tillë, si askush tjetër më parë në histori. Futbollisti portugez ka mbledhur skuadrën për darkë, në një nga restorantet e njohura në Doha.
Trajneri Fernando Santos u kishte dhënë një ditë pushim futbollistëve, por këta të fundit u mblodhën nga kapiteni i cili dëshironte të tregonte në këtë mënyrë se të gjithë ishin të bashkuar.
Të vetmit lojtarë që nuk morën pjesë në këtë darkë të paguar nga Ronaldo ishin Jose Sa, Joao Canselo dhe Bernardo Silva, familjarët e të cilëve janë tashmë në Katar.
Cristiano Ronaldo ‘takes Portugal squad for dinner and picks up the bill’ after Man Utd axe drama – https://t.co/wCJBZTeshH pic.twitter.com/Etlqli3lFn
— Celebrity Detective (@celeb_detective) November 26, 2022
37-vjeçari dërgoi skuadrën në restorantin “Tatel de Doha” në ishullin Al Maha. Ai në fakt është aksioner në kompaninë e cila zotëron këtë restorant, “Mabel Hospitality” dhe praktikisht kishte çuar shokët e skuadrës në restorantin e tij.