MENU
klinika

20 mijë euro fatura e pijeve

Partneret e lojtarëve anglezë harbohen në Doha

26.11.2022 - 20:41

Të vetmit tifozë të privilegjuar që po e shijojnë në maksimum këtë Botëror janë ata anglezë, më saktësisht familjarët e lojtarëve të ekipit të Anglisë.

Ekipi anglez vendosi që të gjithë familjarët dhe të afërmit e lojtarëve të qëndrojnë në një kroçerë gjigante të ankoruar në portet e kryeqytetit të Katarit, Doha. Kjo u bë për qëllim që ata të shmangin mundësinë e infektimit me koronavirus si dhe të evitojnë problemet ligjore për konsumimin e alkoolit.

Kroçera ku po qëndrojnë të dashurat, gratë dhe të afërmit e lojtarëve është MSC World Europa, një anije luksoze 75 metra e lartë dhe me një kapacitet prej 7000 pasagjerësh.

Sipas “The Sun”, kroçera ka 31 bare e restorante, dhjetëra xhakuzi me pamje nga deti, dyqane veshjesh apo sallone bukurie. Fitorja e parë e Anglisë kundër Iranit, ka “shfrenuar” të afërmit e lojtarëve anglezë të cilët festuan si të çmendur me alkool.

Fatura të majme, por që nuk përbëjnë problem për ta. Mediat britanike shkruajnë se një grup i madh i përbërë prej të dashurave dhe grave të lojtarëve anglezë nisën të porosisnin nga alkoolet më të shtrenjta, duke shpenzuar kështu më shumë se 20 mijë euro.

Duket se ata kanë shfrytëzuar faktin që fatura e kroçerës në fund do të ndahet mes futbollistëve të përfaqësues së angleze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”