MENU
klinika

Pas luftës me alkoolin

Doktori i “Fiks Fare” rrëfen historinë e dhimbshme të divorcit

27.11.2022 - 09:15

Gentjan Pjetri, i njohur për publikun si “Doktori i Fiks Fare” ka qenë një ndër personazhet më të njohur për shqiptarët, që për një kohë të gjatë qëndroi larg ekranit dhe vëmendjes publike.

Ai u rikthye në vëmendjen e të gjithëve pas intervistës bombë të dhënë për “Syri Tv” pak kohë më parë.

Së fundmi, “Doktori i Fiks-it” ka dhënë një tjetër intervistë për “Glamour Zone”, ku përpos problemeve që e shoqëruan largimin e tij nga ekrani ka folur edhe për çështje personale deri tek kthimi në ekran.

Gentjani u ndal si fillim tek ndarja e tij nga ish-gruaja, duke e cilësuar si një divorc jo të lehtë.

“Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë.”

I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhëtia, ai u përgjigj:

“Tradhëti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”.

Në intervistën e tij të parë Genti rrëfeu luftën e vështirë që kishte kaluar me alkoolin. Edhe në këtë dalje, Pjetri e preku këtë periudhë të errët të jetës së tij.

“Ka probleme në punë. Trysninë e kam pasur gjithmonë problem. Jam fëmijë i vetëm, pa motër dhe vëlla, gjithmonë kërkoja mbështetje. Kur të thyhet zemra. U bashkova me armiqtë e mi, u bëra armik i vetës. Pata probleme me alkoolin. Nuk është zgjidhje. E pija atë dreq alkooli. Nuk merrem më me atë lloj sporti, sport i vështirë përt mua. Tani njëherë në javë e do njeriu, e do shpirti”.

Gentjan Pjetri ose ndryshe i njohur si “Doktori i Fiksit” u rikthye sërish në ekran si bashkëprezantues në një emision mëngjesi, pas vitesh mungesë.

I pyetur si e përjetoi këtë rikthim, Doktori nuk e fshehu emocionin, madje u përlot.

“Më kishte marrë malli shumë. Po ta zgjas prekem. E kam adhuruar dhe e dua.”

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën