27.11.2022 - 14:35
Një aksident i rëndë me 2 viktima dhe 1 të plagosur në një gjendje të rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin Arbër Tivari, 26 vjeç ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë kanë humbur jetën 2 vajza pasagjere në mjet, shtetësja Silva Gjergji dhe një tjetër shtetase ende e paidentifikuar. Në aksident është plagosur rëndë edhe drejtuesi i mjetit Arbër Tivari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në gjendje të rëndë shoferi 26-vjeçar