Regjistrohet një tjetër surprizë e madhe në Botërorin e Katarit. Belgjika mposhtet 0-2 nga Maroku dhe rrezikon seriozisht kalimin e grupit. Edhe pse një nga pretendentët kryesore, Belgjika nuk është treguar e tillë, me afrikanët që shpresojnë që në ndeshjen e fundit ndaj Kanadësë të sigurojnë kualifikimin.
Belgjika e nisi mirë ndeshjen duke ushtruar presion ndaj Marokut, aq sa deri në minutën e 17-të kreu pesë goditje nga këndi, por nuk është që solli ndryshim rezultati. Maroku më pas futet në lojë dhe krijon rrezikshmëri.
Afrikanët arrijnë të shënojnë në shtesën e së parës me Ziyech, por për fatin e mirë të Belgjikës ka pozicion jashtë, pasi njëri nga futbollistët është në rrezen e portierit Courtois.
Sfida ishte e ekuilibruar edhe në pjesën e dytë me tentativa në të dyja portën. Për të ardhur në minutën e 73-të. Sabiri nga e majta gjuan direkt në portë një goditje dënimi duke mposhtur Courtois dhe këtë herë nuk anulohet edhe pse përsëri kishte një lojtar para portierit. 0-1 për Marokun, ndërsa belgët nuk u besojnë syve.
Në 81’ vjen edhe momenti i Lukakut, që zë vendin e Meunier. Por kjo nuk sjell ndryshim, madje është Maroku që shënon në minutat shtesë. Aboukhal nuk fal në fund pas një aksioni pa shumë pretendime. Nuk ka më kohë, mbyllet 0-2 për Marokun, me Belgjikën që duhet të bëjë mirë llogaritë në ndeshjen e fundit për të kaluar grupin.