Një zjarr i përmasave të mëdha që dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike në matësin e energjisë, përfshiu sot një banesë dhe një magazinë në Zhej të Kurbinit.
Fillimisht zjarri përfshiu një dhomë që përdorej si magazinë ushqimore, e më pas në një tjetër që mbante barin e bagëtive.
Nga flakët e zjarri ka pasur dhe dëme brenda në banesën e Can Rrikës, dhe po ashtu është djegur dhe makina që ndodhej në oborrin e shtëpisë.
“Zjarri nisi nga rryma elektrike. Brenda ishin anëtarët e familjes, nëna, motra, goca. Ka shumë dëme materiale”– shprehet banori.
Nga zjarri, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz. Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa familja bën apel për dëmshpërblim.