Rreth 900 mijë euro është shuma e madhe që një ish-prift i famullisë së Shën Gjon Baptistit të Verona të Italisë ka lënë në një kazino.
Prifti e udhëhoqi famullinë nga viti 2007 deri në vitin 2017, përpara se të transferohej. Ai quhet Don Giuseppe Modela, i cili shkeli rregullat e Dioqezës dhe të Kishës Katolike.
Me justifikimin për të ndihmuar të varfrit, gjatë viteve ai huazoi 900 mijë euro, por paratë nuk u kthyen kurrë. Priftërinjtë iu drejtuan peshkopit, i cili premtoi një konfrontim për të zgjidhur çështjen.
Dioqeza vendosi të transferojë priftin, i prekur nga ludopatia, për ta ndihmuar atë të shërohet nga varësia e kumarit.
“Ne huazuam para nga të gjithë, përfshirë të moshuarit dhe pensionistët, por kurrë nuk e menduam këtë që ndodhi”, thanë besimtarët.