MENU
klinika

Arsyeja

Benzema merr medalje nëse Franca shpallet kampione

28.11.2022 - 16:20

Karim Benzema mund të quhet “kampion bote” nëse Franca do të shpallet kampione e botës në botërorin që po zhvillohet në Katar. Sulmuesi i Real Madrid është i dëmtuar dhe nuk ka asnjë shans që të luajë në këtë turne.

Megjithatë, ai mund të vërë në qafë një medalje nëse shokët e tij të skuadrës arrijnë të mbrojnë titullin e 4 viteve më parë. Arsyeja? Trajneri Didier Deschamps preferoi të mos e zëvendësojë Benzema pasi mori vesh që është i dëmtuar, pak ditë para se të niste turneu.

Për këtë arsye, lojtari është ende në listën e lojtarëve që përfaqësojnë Francën në këtë Botëror. Madje emri i Karim Benzema shfaqet në listën e lojtarëve që janë zëvendësues, në dy ndeshjet që “gjelat” kanë luajtur dhe kanë fituar deri më tani. Lojtari ka lënë me kohë grumbullimin e kombëtares pas dëmtimit në kofshën e majtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”