Është arrestuar Van Rica, i cili mbrëmjen e djeshme pas një konflikti ka qëlluar me armë jashtë selisë së PD në Kurbin.
Konflikti ndodhi gjatë një takimi në degën e PD rreth orës 17:30. Shkak i konfliktit kanë qenë kërkesat për anëtarësimet e reja, ku Van Rica, anëtar i PD kërkoi anëtarësimin të disa simpatizantëve. Simpatizantët që do të antarësoheshin do të mundnin të votonin në primare, nga ku do dalin edhe kandidatët që do të votojnë për zgjedhjet lokale që do mbahen në 14 maj të 2023.
Mirëpo kjo kërkesa është kundërshtuar nga nënkryetari i PD-së në Laç, Kastriot Marku. Pas debatit me fjalë anëtari i PD-së ka dalë jashtë degës së partisë, dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se ai qëlloi. Ricaakuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.