Mario Ferri hyri në fushë në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uruguait, me një flamur të LGBT në dorë dhe në pjesën e përparme të bluzës i shkruante “Shpëtoni Ukrainën”, ndërsa në anën e pasme “Respekt për gratë iraniane”. Tre mesazhe në një vrapim.
Kishte raportime të ndryshme se mund të ketë një dënim të madh për të, por sipas informacioneve të fundit, ai është liruar pa pasoja të mëdha. Të paktën kështu shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
The pitch invader during the Portugal-Uruguay match, Italian guy Mario Ferri, has just announced that he has been released with no consequences. #Qatar2022 pic.twitter.com/W1OFmlHnbS
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 29, 2022
Kujtojmë që edhe shiritat e kapitenëve të skuadrave me ngjyrat e LGBT ishin ndaluar së fundmi në Katar, pasi që ky vend njihet me ligjet e rrepta ndaj personave të këtij komuniteti. Gjithsesi, tifozi italian ia hodhi paq, pasi mendohej se do të kishte dënim të rëndë. Si duket, Katari nuk dëshiron të bëhet “i keq” në sytë e botës.