MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë duhet të bëj që i ftohti të kalojë shpejt?

30.11.2022 - 10:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë duhet të bëj që i ftohti të kalojë shpejt?

Mjeku: Për mëngjes zgjidhni omëletë me kërpudha. Vezët janë një burim i mirë i zinkut, një mineral që forcon sistemin imunitar dhe redukton simptomat e gripit. Kërpudhat, nga ana tjetër, kanë veti antibakteriale, sepse përmbajnë selen, i cili mbron nga ftohja. Gjithashtu, vitaminat e kompleksit B që gjenden tek kërpudhat kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar, duke forcuar kështu trupin kundër baktereve.

Në mes të vakteve, preferoni kos me pak yndyrë të pasur me probiotikë. Bakteret e mira rrisin imunitetin dhe reduktojnë inflamacionin. Një studim i publikuar në British Journal of Nutrition zbuloi se probiotikët mund të zvogëlojnë simptomat e ftohjes me 34%.

Pini shumë lëngje. Ekspertët rekomandojnë të pini deri në 2 litra ujë në ditë kur jeni të zënë dhe nëse nuk keni ndonjë problem kronik shëndetësor. Lëngjet ndihmojnë në eliminimin e sekrecioneve nga hunda dhe fyti dhe gjithashtu hidratimi i duhur ndihmon në largimin e toksinave nga trupi.

Për drekë preferoni pulën e zier me brokoli dhe speca shumëngjyrësh. Brokoli dhe specat janë të pasur me vitaminë C. Edhe pse është një mit që vitamina C mund të parandalojë ftohjen, ajo në fakt mund të zvogëlojë simptomat. Mishi i pulës siguron proteinën që i nevojitet trupit për të prodhuar antitrupa dhe për të luftuar gripin.

Për darkë, preferoni një supë pule. E megjithatë nëna juaj dinte diçka për t’ju bërë supë pule sa herë që sëmureni, pasi kjo pjatë qetëson kollën dhe ndihmon në pastrimin e sekrecioneve nga hundët e mbytura.

Më në fund thuaj po për të pushuar. Lodhja fizike dhe mendore janë miq të viruseve. Dhe për shkak se në këtë ditë e kalojmë ftohjen pa pushim, për të mos munguar në punë, dobësojmë edhe më shumë sistemin imunitar. Kjo ka si pasojë të vonojë shërimin dhe të rëndojë shëndetin tonë. Është e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, të pushoni dhe të ndiqni këshillat e ekspertëve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN