Ndeshja Serbi-Zvicër ka marrë sërish vëmendjen maksimale, ashtu si katër vjet më parë. Kjo duke pasur parasysh elementin shqiptar brenda skuadrës helvete, çka e intrigon përtej përmasës sportive si sfidë. Është prestigjiozja spanjolle që shkruan për këtë përballje.
“Ndeshja Serbi-Zvicër, që do të luhet të premten në orën 20:00 do të jetë një duel i ngarkuar me më shumë sesa thjesht tension sportiv. Rezultati do të sqarojë se cila skuadër do ta shoqërojë Brazilin në 16-she të Kupës së Botës në Katar si përfaqësues të grupit F.
Një përballje vendimtare, por që shkon më shumë se thjesht rezultati. Katër vjet më parë përplasja mes Serbisë dhe Zvicrës u zhvillua në xhiron e dytë dhe u parapri nga një tension shumë i lartë politik. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, yje të kombëtares së Zvicrës, kanë origjinë shqiptare nga Kosova.
Dhe si për ironi të fatit, të dy ata shënuan dhe i dhanë fitoren Zvicrës, duke bërë edhe shqiponjën, simbolin e shqiptarëve. Tani në Katar ky duel sheh të tjera skenarë. Ishte Serbia e para që provokoi me një foto e hartës që përfshinte brenda edhe Kosovën.
FIFA ka hapur hetim, por që nuk ndikon në uljen e tensioneve. Shaqiri është në dyshim për shkak të një dëmtimi, por është Xhaka kapiten, shto edhe një nip të familjes Jashari në stol. Sa i përket anës sportive, Zvicrës i mjafton barazimi, Serbisë i duhet patjetër fitorja”, – përfundon artikullin e saj spanjollja “AS”.