MENU
klinika

Para ndeshjes Serbi-Zvicër

Taulant Xhaka: Granit, ruaj gjakftohtësinë!

30.11.2022 - 17:09

Në Kupën e Botës 2018 në Rusi, Zvicra mundi Serbinë 2-1. Gjithçka falë golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, dy yjet me rrënjë shqiptare. Të dy festuan duke bërë me duar shqiponjën dykrenore.

Tani, katër vite më vonë, rikthehet kjo përballje për llogari të kualifikimit në 16-she të “Katar 2022”. Në Katar, helvetët do të luajnë kundër Serbisë. Vëllai i Granitit, Taulanti (31 vjeç) thotë për “Blick”:

“Të jem i sinqertë nuk u kënaqa me shortin për të gjitha emocionet, për të gjithë të kaluarën me Granitin. Kam folur me Granitin për këtë një kohë të gjatë, shumë gjatë. Unë i thashë: Pavarësisht se çfarë ndodh në këtë lojë, nëse shënon, fiton ose humbet, vetëm ruaj gjakftohtësinë dhe luaj lojën tënde. Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me politikën, është një lojë futbolli”.

Për të kuptuar “Xhakat”, duhet të dini historinë e babait, Ragipit. “Unë u arrestova dhe u torturova”, – tha ai në fund të marsit 2022, para ndeshjes së Zvicrës kundër Kosovës (1-1). Disa ditë më vonë, Zvicra ra në short me Serbinë në Botërorin që po zhvillohet prej 20 nëntorit.

Familja “Xhaka” priti verdiktin e goglave me ankth në shtëpi. Ragipi ka lindur në Prishtinë, në atë që ishte Jugosllavia e atëhershme, në vitin 1963. Ai luajti futboll, më shumë si Taulanti, por duhej të ndalej pasi theu këmbën. Në moshën 23-vjeçare, si student i shkencave bujqësore, protestoi për një jetë më të mirë, sepse ishte i pakënaqur me udhëheqjen komuniste.

“Këto ishin demonstrata paqësore në të cilat ne u rrahëm nga policia që në fillim, – thotë ai. – Ata na rrahën derisa na lanë pa ndjenja përtokë. Ishte ora pesë e mëngjesit kur oficerët e policisë u ngjitën mbi muret e shtëpisë së prindërve të tij. Nëna e tij pyeti se çfarë donin. “Djalin tënd”, – u përgjigjën ata dhe mësynë dhomën.

“Isha tmerrësisht i tronditur, ishte një tronditje për tërë jetën. Më dhanë një sekondë kohë për të veshur pantallonat dhe një pulovër. Më pas më prangosën, më futën në furgon dhe më çuan në burg, – kujton Ragipi. – Arsyeja? Rebelim kundër shtetit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit