MENU
klinika

Detaje

Dhunimi i drejtorit të OSHEE, autorët i thyen krahun dhe…

01.12.2022 - 11:21

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me dhunimin e drejtorit të OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca, mbrëmjen e djeshme nga persona, ende të paidentifikuar.

Si rezultat i veprimeve paraprake hetimore bëhet me dije se kjo ka të bëjë me një ngjarje të qëllimshme për shkak të detyrës, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e Përndrecës dhe e kanë qëlluar me sende të forta.

Mësohet se autorët e sulmit i kanën thyer krahun dhe këmbën drejtorit të OSHEE. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sulmi tij vjen pas kontrollove intensive të OSHEE për vjedhje apo lidhje të pa ligjshme të energjisë elektrike.

Kujtojmë se Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njësisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karriere të gjatë pune, si inxhinier pranë këtij institucioni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transportohet me urgjencë drejt “Traumës”

Dhunohet drejtori i OSHEE