01.12.2022 - 15:06
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 6 dhjetori dita kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor, nuk do të jetë ditë pushimi zyrtar siç është raportuar ditën e djeshme.
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë Rama u shpreh se puna do të vijojë normalisht.
“Nuk ka asnjë ditë pushimi është lajm i rremë, puna do të vijojë normalisht.”- u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se data 6 dhjetor është një ditë e rëndësishme dhe se do të merren masa mbrojtëse për të garantuar sigurinë e liderëve europianë që do të vijnë në vend.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përgjigjet Ilir Meta
A do marrë pjesë Partia e Lirisë në protestën e 6 dhjetorit?
Mesazhi i Ilir Metës
“Më 6 dhjetor për t’i dhënë fund kapjes së shtetit!”
Nga Ben Andoni