01.12.2022 - 22:23
Banda Rhine River Ramblers e Ushtrisë së SHBA vizitoi Shqipërinë këtë javë për të performuar si pjesë e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Grupi Dixieland Jazz performoi së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s në Vlorë dhe Korçë, si pjesë e festës.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë theksoi se ata do të performojnë këtë të shtunë në Tiranë në “Pallatin e Kongreseve”.
Banda e Ushtrisë së SHBA do të luajë muzikë jazz dhe blues për publikun shqiptar, muzikë që simbolizon shumëllojshmërinë e kulturave dhe etnive në Shtetet e Bashkuara të shekullit të 20-të, veçanërisht të qytetit Nju-Orleans.