MENU
klinika

Po goli i dytë i Japonisë?

Spanja llogari për vete, “shmangu” edhe Brazilin

01.12.2022 - 23:55

Pas dy ndeshjeve dramatike të Grupit E në Katar 2022, ku Gjermania mposhti Kosta Rikën 4-2 dhe Japonia mundin Spanjën 2-1, ku u kualifikuan këto dy të fundit, kanë bërë që mediat të “ziejnë”.

Së pari, aludohet që Spanja ia la vetë Japonisë, jo thjesht për t’u eliminuar Gjermania, por për faktin se në turin tjetër shmangu Kroaci, teksa do të përballet me Marokun.

Së dyti, nëse do të merrte vendin e parë, përveçse do të ndeshej me Kroacinë, në rast se do të kalonte 1/6 finale, sipas shortit, do të përballej me Brazilin. Pra, Spanja kalkuloi humbjen në favorin e vet, edhe pse luajti pak me “zjarrin”, pasi nëse do të kishte fituar Kosta Rika me Gjermaninë, do të eliminohej.

Por rrjetet sociale më shumë se për llogaritë e Spanjës, po “ziejnë” për golin e dytë të Japonisë. Topi duket qartë jashtë fundores, por për habinë e të të gjithëve, pas 5 minutave në VAR, arbitri bëri me shenjë nga qendra e fushës. Një episod që do të mbetet gjatë në historinë e Botërorëve, sepse ky gol eliminoi Gjermaninë.

Ndërkohë, të tjera skenarë fliten, por një nga këto është se FIFA nuk e donte Gjermaninë më tutje, për faktin se kjo e fundit kritikoi ashpër për disa vendime në Katar. Madje federata gjermane edhe u gjobit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin