MENU
klinika

Japonia mban lart flamurin në Azi

Gjermania e katranos por me shifra pozitive, rekord i Spanjës

02.12.2022 - 00:18

Gjermania është eliminuar në fazën e grupeve të Kupës së Botës në dy edicione e fundit dhe ka dështuar të mbajë portën e pastër në 12 ndeshjet e saj të fundit në turnetë e mëdha ndërkombëtarë.

Kai Havertz është lojtari i dytë që shënon dy herë si zëvendësues për Gjermaninë në Kupën e Botës, pas André Schürrle në ndeshjen e vitit 2014 kundër Brazilit, por ndryshe nga 8 vjet më parë, nuk solli fat.

Niclas Füllkrug është lojtari i dytë që shënon dhe asiston për Gjermaninë në një ndeshje të Kupës së Botës si zëvendësues, pas Rudi Völler kundër Argjentinës në 1986.

Jamal Musiala (19 vjeç, 278 ditë) u bë lojtari më i ri që ka bërë më shumë se pesë goditje në një ndeshje të Kupës së Botës që nga viti 1966 (tetë për të sonte).

Thomas Müller luajti në ndeshjen e tij të 121-të për Gjermaninë, duke barazuar Bastian Schëeinsteiger. Vetëm Lukas Podolski (130), Miroslav Klose (137) dhe Lothar Matthäus (150) u paraqitën më shumë herë për gjermanët.

Manuel Neuer luajti sot ndeshjen e tij të 19-të të Kupës së Botës, duke u bërë portieri me më shumë paraqitje në historinë e kompeticionit.

STATISTIKAT E JAPONI-SPANJË

Alvaro Morata u bë vetëm lojtari i dytë spanjoll, pas Telmo Zarra në 1950, që gjen rrjetën në të tre ndeshjet e tij të para të Kupës së Botës.

Fitorja e Japonisë ndaj Spanjës e la Korenë e Jugut (gjashtë) për t’u bërë kombi aziatik, i vetëm, me më shumë fitore në Kupën e Botës (shtatë).

Që nga viti 1966, Álvaro Morata ka barazuar serinë më të gjatë të ndeshjeve të shënuar nga një lojtar spanjoll duke marrë parasysh paraqitjet në turnetë e mëdha ndërkombëtare (evropiane dhe Kupa Botërore): katër ndeshje radhazi në portë (një gol në EURO 2020 dhe tre gola në këto Kupa Botërore) si David Villa në 2010 (katër gola – të gjithë në Kupën e Botës).

Ritsu Doan ka shënuar dy herë si zëvendësues në këtë Botëror; askush nuk ka bërë më shumë nga stoli në turneun aktual (dy edhe për Alvaro Morata, Kai Havertz dhe Niclas Fullkrug).

Alvaro Morata ka shënuar katër gola në këtë Botëror (tre gola dhe një asistim); askush nuk ka marrë pjesë në më shumë gola se spanjolli në turneun aktual (katër edhe për Bruno Fernandes dhe Kylian Mbappé).

Spanja regjistroi një normë posedimi prej 82.3% ndaj Japonisë; Ky është rekordi në një garë të vetme të Kupës së Botës që nga viti 1966.

Kjo ishte humbja e parë e Spanjës nga kundërshtarët aziatikë në Kupën e Botës; tri fitore dhe dy barazime në pesë të mëparshmet e këtij zhanri.

aponia u bë vetëm skuadra e tretë në historinë e Kupës së Botës që përmbysi  pas dy pjesëve të para dhe më pas i fitoi ato dy ndeshje në një turne të vetëm, pas Brazilit në 1938 dhe Gjermanisë në 1970.

Në ndeshjen kundër Japonisë, Rodri (204) u bë lojtari që realizoi më shumë pasime në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës; Pas tij Pau Torres (174), ende në ndeshjen e sotme ndaj japonezëve.

Japonia regjistroi 17.7% posedim të topit në ndeshjen kundër Spanjës; që nga viti 1966, kjo është shifra më e ulët midis skuadrave që kanë fituar një ndeshje të vetme të Kupës së Botës.

Spanja ka shënuar nëntë gola në tre ndeshjet e para të Kupës së Botës 2022; në asnjë edicion tjetër kombëtarja e Spanjës nuk kishte shënuar më shumë në fund të fazës së grupeve (nëntë edhe në edicionin 2002).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN