MENU
klinika

E goditën në kokë dhe e hodhën në det

Greku dhe shqiptari pranojnë vrasjen e studentes

04.12.2018 - 09:52

Një shqiptar 19 vjeç dhe një grek 21 vjeç kanë pranuar vrasjen në mënyrë mizore të një të vajze të re greke, Eleni Tupaludhi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 28 nëntor në ishullin grek Rodhos, në të cilin ajo ishte studente.

Mësohet se ata e kishin marrë studenten në shtëpi, duke i kërkuar asaj akte seksuale, të cilat vajza i kishte refuzuar. Kjo ka bërë që dy të rinjte, të ushtrojnë dhunë ndaj saj.

Ata dyshohet se e kanë goditur atë me sende të forta në kokë dhe e kanë mbytur. Më pas për ta bërë ngjarjen aksidentale ata e kanë hedhur në det.

Hetimet zbuluan gjurmët e ADN-së të studentëve si në makinë, ashtu edhe në shtëpinë e njërit prej dy autorëve.

Sipas burimeve policore, dy të akuzuarit i hedhin fajin njëri tjetrit, ndërsa avokatët nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën e djeshme pyetësore.

Në duart e autoriteteve helene ekziston edhe një listë me thirrjet e fundit telefonike, që do të hedhin më shumë dritë për zbardhjen e rastit.

Ngjarja ndodhi në 28 nëntor, kur policia në ishulln Rodos zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur.

“Duan t’i mbyllin gojën pasi denoncon krimin“

Mesazhet kërcënuese për Bardhin, eksperti Karamuço zbardh prapaskenat

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal