MENU
klinika

Një pistë tjetër kandidate

Formula 1 heq nga kalendari garën e Kinës

02.12.2022 - 16:30

Formula 1 ka zyrtarizuar pak më parë anulimin e garës së Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, e planifikuar për t’u zhvilluar më 16 prill 2023. Pas mjaft bisedash mes palëve, u vendos që gara e planifikuar për t’u zhvilluar në pistën e Shanghai të anulohet.

Shkak janë masat e rrepta anti-Covid që janë ende në fuqi në Kinë. Këto masa ekstreme pengojnë zhvillimin normal të garës. Për herë të fundit në Kinë është garuar në vitin 2019, pak muaj para se në këtë shtet të plaste pandemia.

Liberty Media, kompania që zotëron Formula 1, u shpreh se ka nisur bisedimet për gjetjen e një pistë alternative. Vitin e ardhshëm ishin planifikuar që të zhvilloheshin 23 gara, një rekord, por tashmë situata është e paqartë.

Përflitet se Portimao (Portugali) mund të jetë pista zëvendësuese, por kjo mund të sjellë modifikime të tjera të kalendarit provizor. Sezonin e ri do të zhvillohet edhe 6 gara sprint.