MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi H

Koreja e Jugut mund Portugalinë dhe kualifikohet

02.12.2022 - 19:08

E pabesueshme ajo që ndodh në Botërorin e Katarit, pas Japonisë, edhe Koreja e Jugut kualifikohet në fazën e 1/16 finale, teksa mundi 2-1 Portugalinë. Uruguaj, edhe pse fitoi 2-0 ndaj Ganës, nuk arrin të kualifikohet për shkak të një goli më pak.

Portugalia në sulmin e parë të rrezikshëm kaloi në avantazh. Në minutën e pestë Dalot shpërthen nga e djathta dhe në fund jep një pasim të artë për Horta, i cili nuk fal për 1-0. Ky gol ndez sfidën edhe më shumë. Pas një goli të anuluar, koreanët barazojnë në 27’ me Kim Young-Gëon. Për çudi, ishte Ronaldo ai që ndihmoi aziatikët në këtë gol. 45 minutat e para patën raste të tjera, sidomos për portugezët, por mbyllet në barazim.

Pjesa e dytë ishte e hapur totalisht. Santos kursen Ronaldon dhe e zëvendëson, por Leao me shokë nuk kam stimujt e duhur. Në fund përfiton Koreja, në minutën e parë shtesë, Son pason për Chan dhe 2-1.

Në ndeshjen tjetër, Uruguaji shpresoi deri në fund për një gol të tretë, por nuk ia doli. Sa i përket sfidës, afrikanët patën mundësinë më të mirë në 21’ të kalojnë në avantazh përmes penalltisë, por Ayeë gabon, me portierin uruguajan që e pret.

Kur nuk shënon e pëson, pesë minuta më pas, Suarez gjuan, pret portieri, por kthehet për de Arrascaetan, i cili shtyn topin në rrjetë. I njëjti lojtar, sërish me asist të Suarez, shënon edhe të dytin në minutën e 32-të.

Ndeshja ishte e hapur, uruguajanëve në fund u duhej edhe një gol. Cavani kërkoi penallti, por gjyqtari as në VAR nuk e pa. Moment që solli përplasje në fund me gjyqtarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin