MENU
klinika

“Shqiptari është ai që vjedh…”

Gjon’s Tears rrëfehet si asnjëherë më parë për diskriminimin

03.12.2022 - 12:11

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është ndalur te racizmi në një intervistë që ka dhënë së fundmi. Ai ka një famë të jashtëzakonshme mirëpo ai ka folur se si është ndjerë kur ka shkuar të jetojë për herë të parë në Zvicër.

“Të jesh shqiptar në Zvicër, isha pak i frikësuar. Këtu janë pak racist. Njerëzit këtu thoshin, ‘shqiptari është ai që vjedh’… Identiteti yt ka vlerë vetëm kur ti i jep vlerë. Unë kuptova që jam një puzzle. Kuptova gjithë këto kultura të ndryshme. Në atë moment doja të dija shumë e më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Jam me fat që e kam këtë multikulturalizëm”, tha artisti ndër të tjera.

Më herët, në një tjetër intervistë, ai është rrëfyer per jetën e tij personale dhe atë profesionale.

Ndër të tjera, ai është ndalur edhe te emri i tij artistik ku edhe ka dhënë shpjegimin për lotët (tears).

“Kujtimi i parë me muzikën është në një dyqan në Zvicër që shiten gjëra të përdorura. Një ditë babi më tha që do më blinte cd me muzikë me çifteli. Një ditë erdhëm te muzika klasike dhe i thashë babit të më blinte një cd me Bach. Kur e kam dëgjuar për herë të parë u frikësova. Kuptova që muzika mund të ndikojë direkt te gjendja jote, u frikësova. Më pas fillova piano. Një ditë erdhi gjyshi dhe tek piano ishte “Can’t Help Falling in Love” e Elvis Presley. Kjo ishte kënga e preferuar e gjyshit dhe më kërkoi ta këndoja. Unë thash – obobo nuk di ta këndoj. E mësova dhe para se të shkonte në Kanada ia këndova. Ai filloi të qajë, dhe kjo ishte ndjenja që kam pasur si herën e parë me Bach. Kujtova vlerën e muzikës. Kur e shikoj njeriun më të fortë të jetës sime në lot, ishin lotët shumë simbolikë dhe shumë të rëndësishëm për mua. Edhe në konceptin e Gjon’s Tears i kam ruajtur lotët, sepse është edhe një gjë. Gjyshi gjithmonë më ka thënë e di që do bëhesh i madh, por s’do jem këtu të të shoh. Kështuqë kam shkuar sa më shpejt, me shumë fuqi, që ai t’i shohë. Sot jam shumë krenar dhe i bindur që ai i ka parë gjithë këto gjëra që ai ishte nismëtari. Pa atë nuk do kisha bërë muzikë. Unë jam njeri shumë i apasionuar. Por muzikën gjyshi ma zgjodhi, sepse kam provuar shumë gjëra vetë…”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I dha Zvicrës vendin e tretë në “Eurovision”

Gjon’s Tears rrëfen eksperiencën e tij në festival

"Origjina ime, pasuri e jashtëzakonshme"

“Maneskin” morën votat e publikut, Gjoni ato të Jurisë