Bora Zemani i ka thënë “po” ftesës së Olsa Muhametit për t’u rikthyer sërish në “Për’puthen”.
Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja gjatë fjalës mbyllëse mbrëmjen e djeshme në spektaklin që aktualisht moderon “Dancing With The Stars”.
Teksa po iu linte takim shikuesve të premten e ardhshme sërish me programin e kërcimit, shtoi se se me të do të shiheshin të hënën.
Kështu zgjodhi Bora Zemani të konfirmonte se do të jetë po ajo moderatorja e Për’puthen”, pas largimit të Ori Nebijajt.
Tashmë është edhe zyrtare që Ori Nebijaj zgjodhi mandatin e deputetes, duke lënë në mes rrugëtimin e saj si moderatore e Për’puthen.
Kujtojmë që më herët në një intervistë për “Top Arena”, Olsa u shpreh se sigurisht u gjend e papërgatitur në këtë situatë dhe akoma po shqyrtonte alternativat.
Nga ana tjetër autorja e programit nuk e mohoi se dëshironte një rikthim të koleges dhe mikes së saj Bora Zemanit “në shtëpi”:
“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare.
Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se mori një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës. Përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur,”-shprehej Olsa.