MENU
klinika

Zvogëlon kohën e udhëtimit

VIDEO/ ‘Autostrada mbi ujë’ josh shoferët

03.12.2022 - 13:09

Çdo udhëtim me makinë është një rrugëdalje nga problemet e jetës së përditshme, një mundësi për relaksim dhe pushim. Megjithatë, pak rrugë mund të ofrojnë përvojën e premtuar nga “Autostrada Mbi Ujë”, një autostradë në Kinë e ndërtuar vetëm pak metra mbi ujë, veçanërisht në një degë të Yangtze, lumit më të madh të Azisë.

Autostrada e shpejtë ndodhet në distriktin Guzhao të provincës Hubei në Kinën Qendrore, dhe kur u hap për të qarkulluar makinat në gusht 2015, ajo u cilësua si një “mrekulli” inxhinierike. Është 10 km e gjatë dhe fillon nga një urë e ngritur në qarkun Xingshan deri në qytetin Gufu.

Qëllimi i ndërtimit të projektit ishte zvogëlimi i kohës së udhëtimit nga Qarku Xingshan në autostradën G42, nga 1 orë në 20 minuta, e cila lidh qytetet e Shangait dhe Chengdu.

Sipas kreut të projektit, Chen Xingda, kur u propozua krijimi i projektit, në tryezë u hodhën tre zgjidhje. Dy prej tyre përfshinin hapjen e një tuneli të madh në malet e rajonit.

E treta, e cila mori dritën “jeshile”, kishte të bënte me krijimin e një autostrade mbi ujë, pasi u pa e përshtatshme për të mbrojtur tokat pyjore.

Përtej bukurisë së saj të padiskutueshme, “Autostrada Mbi Ujë” ka fituar titullin e rrugës së parë ekologjike mbi ujë.