MENU
klinika

Marrëveshje me Kosovën?

Daçiç: Serbia e ka bërë të qartë ‘vijën e kuqe’

03.12.2022 - 20:31

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç do të vendosë nëse do të shkojë në samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor.

Për propozimet për zgjidhjen e marrëdhënieve me Prishtinën, të cilat i vihen Serbisë, ai tha se Beogradi e ka bërë të qartë vijën e kuqe, shkruan N1.

“Çdo marrëveshje që nuk e përfshin Kosovën si shtet të pavarur dhe njohjen e saj, pra anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, është temë e mirë dhe bazë për diskutime të mëtejshme.

Prandaj, ne jemi larg një propozimi përfundimtar, por kur Serbia ka thënë qartë se cilat janë linjat tona të kuqe, por ne jemi të gatshëm të bisedojmë, është e rëndësishme të marrim pjesë në bisedë”, theksoi Daçiç.

Pak ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh gjatë konferencës për media me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi se nuk është penduar për asnjë deklaratë që ka bërë ditët e fundit për çështjen e Kosovës apo edhe për vendimin për samitin në Tiranë, për të cilin tha se nuk do të marrë pjesë.

Ai shtoi se serbët në veri të Kosovës nuk do ta vuajnë më terrorin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi