Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në Pejë të Kosovë.
Policia bën me dije se viktima është gjetur i pajetë në shtratin e tij.
Policia po heton shkakun e vdekjes.
Njoftimi i Policisë
“Me datë 03.12.2022, Policia është informuar se në rrugen ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtëpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes””.