MENU
klinika

Ligj i ri për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar

Vështirësitë me të cilat ndeshen ata që duan të vijnë në Gjermani

05.12.2022 - 09:28

Gjëja më e vështirë për të huajt gjetja e ofertave për punë dhe kontaktimi me punëdhënësit

Në anketën e realizuar nga OECD-ja në emër të Ministrisë Gjermane të Punës, tre nga pesë të anketuarit deklaruan se do të dëshironin ndihmë edhe për mësimin e gjuhës gjermane. 74 për qind e pjesëmarrësve kanë diplomë universitare.

Pjesa më e madhe (19 përqind) vjen nga India – kryesisht specialistë të IT-së. Në vendin e dytë ndër vendet e origjinës është Kolumbia (10 për qind), ku interes për të punuar në Gjermani kanë sidomos infermierë dhe personel sanitar. Në vendin e tretë vjen Turqia (nëntë për qind), nga e cila kërkojnë të vijnë kryesisht zanatçinjtë.

Më shumë burra se gra
70 për qind e atyre, që deklaruan se ishin të interesuar për të ardhur në Gjermani për të punuar janë meshkuj. Pothuajse gjysma e emigrantëve potencialë ishin beqarë. Nga të tjerët rreth 80 përqind u shprehën se do të sillnin familjet me vete.

70 për qind e të interesuarve për të ardhur për të punuar në Gjermani janë meshkuj70 për qind e të interesuarve për të ardhur për të punuar në Gjermani janë meshkuj

Kontrata e punës është zakonisht parakusht për migrimin në Gjermani. Që nga viti 2020 në Gjermani kanë pasur mundësi të vinin për një gjysëm viti për të kërkuar punë edhe punonjës të kualifikuar me një kualifikim që u njihet në Gjermani.

Ligj i ri për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar
Këtë javë qeveria gjermane prezantoi pikat kryesore të një ligji për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar, i cili synon të thjeshtojë rregullat e deritanishme dhe të heqë pengesat. Sipas vlerësimeve për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore në të ardhmen do të nevojiten qindra-mijëra emigrantë në vit për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore.

Risitë, sipas vullnetit të koalicionit qeverisës, përfshijnë një sistem pikësh për të kontrolluar migrimin për motive punësimi. Përveç kësaj të interesuarit në të ardhmen do të jenë në gjendje të punësohen edhe pa iu njohur kualifikimi, gjë që do ta bëjnë më vonë në Gjermani. Ndryshimi i planifikuar me ligj do të shoqërohet edhe me reklama përkatëse për thithjen e fuqisë punëtore jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN