Telenovela shqiptare “Njerëz dhe Fate” është rikthyer sërish në qendër të opinionit publik dhe artdashësve shqiptarë.
Ka qenë aktori Arben Derhemi, i cili më herët në rrjetet sociale ka publikuar një foto me të madhin Robert Ndrenika, duke nxitur edhe reagime nga ndjekësit.
Mesa duket ajo foto e aktorëve nuk ishte vetëm një provokim për audiencën, pasi së fundmi Derhemi ka dhënë një tjetër sinjal i cili vërteton se telenovela shqiptare do të nisë së shpejti.
Arbeni ka ndarë në Instagramin e tij një tjetër foto, por këtë herë duket me Eni Janin dhe Alfred Trebickën, të cilët në serial kanë luajtur përkatësisht rolin e Erës dhe dajë Betimit.
“Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë,”-ka shkruar Derhemi krahas imazhit.
Si herën e parë edhe këtë herë komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar. Duket se të gjithë mezi po e presin një rikthim të telenovelës “Njerëz dhe Fate”.
“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës.